Logo

Ndihmese

Kohë e plotë51,500 ALL (Paga Bruto)

Rreth kësaj pune:

Aplikime për Ndihmese pranohen nga data 31 Korrik 2023 deri 30 Shtator 2023. Rreth ABCTirana: ABCTirana është institucion edukimi i pavarur me seli në Tiranë, Shqipëri i themeluar në vitin 2013. ABCTirana u shërben fëmijëve nga mosha 0 deri 7 vjeç duke ofruar shërbime si çerdhe, kopsht për fëmijë, parashkollor dhe klinikën psikologjike. Çfarë ofron ABCTirana: • Bonus për festa. • Bonus për ditëlindje. • Bonuset për vlerësime pozitive dhe arritjen e objektivave për eventet kryesore. Ku ndodhet ABCTirana? • Te Komuna e Parisit, Rruga Skënder Luarasi 8, Tiranë. Oraret e punës? • Ju do të punoni 40 orë në javë, me një orarë pune të caktuar nga institucioni. Kur hapet dhe mbyllet institucioni? • E Hëna në të Premte 7:30-17:30. • E Shtuna 8:00 - 15:00. Pushimet Javore • Çdo të Djelë Pushimet e paguara: • 28 ditë kalendarike • Ditët e festave • Sëmudje • Martesë • Lindje • Fatkeqësi

Kualifikimet:

• Njohuri bazë në gjuhën angleze

Çfarë ju kërkohet të bëni:

• Pritja e fëmijëve dhe përcjellja e tyre në klasat e mësimdhënies. • Transmetimi i informacioneve ditore (porosive) nga prindërit tek mësuesit dhe nivelet më të larta hierarkike. • Transportimi i ushqimit nga guzhina deri në dhomat e ushqimit. • Përcjellja e fëmijëve nga klasat tek prindërit. • Transmetimi i informacioneve ditore (porosive) për prindërit. • Ndihmësa në zbatimin e aktiviteteve brenda ose jashtë institucionit. • Ndihmësa e mësuesve, ose niveleve më të larta hierarkike në zbatimin e punës duke transportuar, suplimentuar me mjete pune ose informacion. • Raportimi te nivelet e larta hierarkike për çdo aktivitet brenda institucionit. • Mirëmbajtja e dokumenteve të percaktuara nga nivelet më të larta të hierarkisë.